A po ndikohet Gjykata Kushtetuese për vendimin e balotazhit në Prishtinë?

20:51 | 21 Janar 2019

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dyshohet të jetë kthyer pothuajse në një pazar politik.

Kjo gjykatë nuk ka marrë ende vendim për zgjedhjet e fundit në Prishtinë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka më shumë se një vit që kur ka bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për parregullsitë në procesin zgjedhor në kryeqytet, por, që nga ajo kohë Abrashi nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e Kushtetueses.

I gjithë ky proces dyshohet të jetë neglizhuar nga ndërhyrjet politike, përmes gjyqtares Gresa Cakaj, e cila është e ngarkuar me rastin Abrashi.

Kjo e fundit është motra e Gent Cakajt, i cili ishte propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për Ministër të Punëve të Jashtme, por i njëjti nuk ishte dekretuar nga presidenti shqiptar Ilir Meta.

Gent Cakaj është i lidhur edhe me politikën kosovare dhe ai njihet si njeri i afërt i publicistit Baton Haxhiu i cili ‘ka ndikim’ në politikën kosovare, sidomos kur bëhet fjalë për parregullsi dhe manipulime. Haxhiu dhe Shpend Ahmetin i lidhin interesat me korporatën Devolli.

Burime brenda Gjykatës Kushtetuese bëjnë të ditur se ditëve të fundit në kolegj janë ndërruar disa gjyqtar, dhe se rasti duhet përfundoj para votimit të buxhetit, sepse Ahmeti ka kushtëzuar votat për buxhet, me mbylljen e rastit të Prishtinës në favor të tij.

Nga analiza e bërë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për vitin e fundit, del se e njejta gjykatë ka zgjidh e vendosur raste shumë më të komplikuara se ky, i z. Arban Abrashi.

Ky fakt tregon së qëllimisht është zvarritur rasti, pasi është pjesë e pazareve politike të Shpend Ahmetit me pushtetin me qëllim të ruajtjes së postit të tij në Komunë, si kundërshpërblim për votat e PSD-së, të dhëna për mbajtjen e pushtetit aktual.

Madje, gjykatësja Caka thuhet të ketë ndërruar edhe draftin e vendimit fillestar, i përgatitur para 8 muajsh, i cili ka konstatuar shkeljet në zgjedhjet e fundit në Prishtinë.

I gjithë ky ndryshim është bërë pasi që PSD-ja e Shpend Ahmetit ka filluar bashkëpunimin me pushtetin.

‘PSD-ja e Shpend Ahmetit po bashkëpunon me pushtetin pasi që ka marrë garanci të forta nga ata se vendimi nga Kushtetuesja do të manipulohet në mënyrë që Shpendi të vazhdojë mandatin për 4 vite si kryetar i Prishtinës’, ka thënë një burimi i afërt me PSD-në.

Pritet që ne fund të javës ose javën e ardhshme Gjykata të vendos në favor të Shpend Ahmetit, si përmbushje e kushtit të PSD-së. /syri

Komento: