A po prishet koalicioni qeveritar për shkak të taksës, ja çka thotë nënkryetari i PDK-së

22:25 | 14 Shkurt 2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se taksa mund të jetë përdoruar politikisht por nuk ka pranuar të thotë nëse e ka përdorur Haradinaj apo Veseli në këtë drejtim.

Ai ka thënë se nuk janë penduar që kanë bërë koalicion me AAK-në.

Hoti, në “Debat Plus” , ka thënë se koalicioni qeveritar mbetet i qëndrueshëm.

“Ky koalicion është duke marrë vendime të mëdha dhe mund të priten vështirësi në përafrimin e qëndrimeve mes partnerëve. Mendoj që është një rrugëtim normal dhe pres që të gjithë nga pak të përafrohen në qëndrime”.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se taksa mund të jetë përdoruar politikisht por nuk ka pranuar të thotë nëse e ka përdorur Haradinaj apo Veseli në këtë drejtim.

“Në Kosovë çdo gjë shitet për marketing politik, prandaj edhe taksa mund të jetë në këtë drejtim”.

“Askush nuk është për heqjen e taksës. Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm për taksën dhe do të qëndrojë fuqishëm për taksën. Ne [PDK] kemi ofruar një ndërmjetësim, dhe jemi në bisedime me partnerët e koalicionit dhe në kohën e duhur kjo çështje do të zgjidhet”, tha ndër të tjera Rexhep Hoti.

Komento: