Neymari po vazhdon të përflitet për një rikthim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës.
Babai i Neymar Junior ka thyer heshtjen.
Njeriu që u kritikua shumë në vitin 2017, se bindi djalin e tij ta lë barcelonën për Paris Saint Germainin, thotë se Neymar vendos vet për të ardhmen.
Ai i ka rënë pishman që u largua nga skuadra ku shijoj vitet e arta të karrierës me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, andaj dëshiron të rikthehet sërish në “Camp Nou”.
“Messi është referent për djalin tim. Ëndrra e tij si fëmijë ka qenë gjithmonë që të luajë në Barcelonë”, tha ai.
“Ney gjithmonë vendos vet se ku dëshiron të shkojë”.
Neymar tashmë e ka të qartë, dëshiron edhe njëherë ta veshë fanellën e Barcelonës.