A po rritet numri i pacientëve nga temperaturat e larta në Prishtinë?

20:53 | 04 July 2019

Temperatura të larta po mbretërojnë ditëve të fundit.

Temperaturat e larta në mesditë nuk po e ndalin fluksin e madh të qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.

E për t’i shpëtuar kontaktit direkt me valën përvëluese të diellit, qytetarët po përdorin edhe mbrojtje.

Dikush tjetër, po shfrytëzon hapësirat me ujë, për t’u freskuar.

E për qytetarët, temperaturat e tilla të ndryshueshme, po u shkaktojnë telashe.

Dikush po e kursen veten nga hapësirat e hapura, në kohën kur dielli është më i fortë.

Madje, njëjtë po veprojnë edhe kur kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thonë se nuk është shtuar numri i pacientëve

Kryesisht ndihmë mjekësore këto ditë po kërkojnë të moshuarit.

Gjatë këtij viti, në Kosovë ka pasur vazhdimisht temperatura të ndryshueshme.

Komento: