Willian dhe Chelsea nuk duan të ndahen edhe për dy vjet dhe janë afër arritjes së një marrëveshjeje.
Willian është i gatshëm që të pranojë ofertën e Chelsea dhe të rinovojë kontratën edhe për dy vite, pavarësisht interesimit nga Barcelona, raporton The Sun.
Kampioni i La Ligës është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për anësorin brazilian, por “Blutë e Londrës” nuk duan ta shesin Ëillianin, sidomos pas largimit të Eden Hazard dhe dënimit për të mos transferuar lojtarë.
Dhe duke parë se mund ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme, Chelsea po punon furishëm për ta mbajtur në Londër dhe pritet të ketë edhe përmirësim të kushteve ekonomike.