A po transferohet te Real Madrid, Pogba jep përgjigjen e papritur

18:50 | 11 Prill 2019

Pas humbjes nga Barcelona, Pogba është pyetur nëse do të transferohet te skuadra e Real Madridit.

Paul Pogba është ndalur për një intervistë për media, ndërsa është pyetur se nëse po transferohet te Real Madrid.

Mesfushori francez ka thënë se ai nuk mund të përgjigjet në atë pyetje.

“Unë nuk do të përgjigjem për këtë”, tha duke qeshur Pogba kur u pyet nëse do të dëshironte të luante në ‘El Classico’ si lojtar i Real Madridit kundër Barcelonës.

Tashmë transferimi i tij në ‘Santiago Bernabeu’ duket të jetë çështje kohe, pasi vet lojtari as nuk e mohoi e as nuk e pohoi një gjë të tillë.

Komento: