A pret që ta votojë Kaderi? Përgjigjet Lumbardhi

23:27 | 16 November 2024

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu filloi një histori dashurie me modelen, Kader Kicaj. Por pas daljes nga Big Brother ata u ndanë. Lumbardhi pas përfundimit të këtij Reality Show, i hyri politikës. Ai tashmë është pjesë e LDK-së dhe kandidat për deputet.

Pas ndarjes nga Kaderi, Lumbardhi thotë se vazhdon të jetë beqar dhe se është i lumtur për këtë. Pasi që fokusi i tij në këtë kohë, nuk është dashuria, por politika dhe biznesi.

“Jam beqar dhe jam i kënaqur siç jam tani. Sepse e kam fokusin në politikë dhe biznes dhe jam shumë i lumtur”, tha ai.

Lumbardhi është i bindur se do ta ketë përkrahjen masive të popullit. Por jo vetëm kaq. Megjithëse nuk janë më bashkë, ai shpreson ta ketë dhe votën e ish të dashurës së tij Kader Kicaj.

“ Shpresoj që po”, tha Lumbardhi me buzëqeshje.

Komento: