Vizita e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundoi pa asnjë takim diplomatik me përfaqësues të administratës Trump.
Kjo ngriti diskutime të shumta në opinionin publik dhe mes analistëve.
Sipas analistit Jeton Halimi, refuzimi i administratës amerikane për të takuar Gërvallën ishte i pritshëm, por Gërvalla ka pasur përparësi se kishte shtetësi gjermane, dhe udhëtimi i saj mund të konsiderohet turistik.
“Edhe Gërvallës do t’i refuzohej 90% sikurse Haxhiut, por ajo ka pasur përparësi sepse ka shtetësi dhe pasaportë gjermane”.
Ajo ka shkuar për vizitë turistike. Ata e kanë ditur që do të refuzohen, por e kanë bërë për kalkulimet e tyre politike”, tha Halimi në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: