A u arrestua Shpat Kasapi? Lajmërohet vet këngëtari

13:00 | 28 Dhjetor 2020

Shpat Kasapi lajmërohet nga Tirana, demanton lajmin e arrestimit.

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka qenë i përfolur i gjatë ditës së hënë në shumë prej mediumeve shqiptare dhe atyre maqedonase.

U tha se ai ishte zënë me dr.ogë nga autoritet maqedonase dhe ishte arrestuar.

Mes mushkërive të qytetit e freskëisë së liqenit – kjo është Marigona Hill!

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar këngëtari Kasapi në InstaStory.

Shpati përndryshe ka qenë mjaft i përfolur në media muajve të fundit edhe për jetën private, pasi vetëm pak ditë më parë ai u fejua me të dashurën e tij, Selvije Jao.

Përveç muzikës, këngëtari ushtron edhe detyrën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Komento: