A u ftua Thaçi për intervistim nga Specialja? Përgjigjet Presidenti

17:09 | 04 Mars 2020

Thaçi për Specialen: Nuk jam intervistuar as në Prishtinë as në Vjenë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

I pyetur nga mediat, Thaçi ka deklaruar se nga prokurorë të speciales nuk është intervistuar as në Prishtinë, e as në Vjenë.

“As nuk jam intervistuar as në Prishtinë, as në Vjenë”, ka thënë ai shkurtimisht.

I pari i shtetit ka thirrur konferencë për media lidhur me takimet që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento: