Pronari i Realit Valladolid, Ronaldo pranon se ka pasur oferta nga klubet në Itali, por “askush nuk më foli për Milanin”.
Ish sulmuesi i Milanit, braziliani Rronaldo bleu shumicën e aksioneve në La Liga gjatë vitit të kaluar, pasi ai filloi një sfidë të re pas një karriere të suksesshme në lojë.
Megjithatë, pavarësisht bisedimeve për klubet e tjera anembanë Evropës, ai ka këmbëngulur se Milan nuk ishte një opsion.
“Kishte propozime në Itali, Angli dhe Portugali,” i tha Ronaldo Sky Sport Italia, përcjell ORAinfo.
“Kishte disa mundësi shumë interesante, por unë zgjodha Valladolid”.
“Nuk mund t’ju them se cilat janë ato në Itali për shkak të marrëveshjeve të konfidencialitetit, por askush nuk më foli për Milanin”.
“Ata ishin jashtë buxhetit tim. Unë duhet të them se gjithçka që kam bërë, unë kam bërë vetë, pasi shumë njerëz thonë se është dikush që më mbështet, ose një grup kinez”, tha Ronaldo. /ORAinfo/