A u largua koka e Prokurorisë së Hagës? Raportohet se Alex Whiting iu bashkua Smithit në rastet kundër Trumpit

13:36 | 23 Shtator 2023
a-u-largua-koka-e-prokurorise-se-hages?-raportohet-se-alex-whiting-iu-bashkua-smithit-ne-rastet-kunder-trumpit

Gazeta prestigjioze amerikane “Politico” raporton sot se ish-Kryeprokurori Special i Gjykatës së Hagës, Jack Smith, ka marrë tashmë në ekipin e tij edhe prokurorin tjetër Alex Whiting, të cilin do ta emërojë si këshilltar special.

Sipas gazetës, Smith tashmë po përforcon radhët e veta në rastin që ka kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, trasnemton Express.

Smith është duke u përgatitur për të dalë para gjyqit me Trump për dy çështje penale gjatë vitit të ardhshëm.

“Politico” shkruan se roli i Whiting në ekipin e Jack Smith mbetet ende i paqartë. Një zëdhënës i Smith s’ka pranuar që të flasë për rastin dhe vetë Whiting s’ka kthyer ndonjë përgjigje.

Gazeta shkruan se s’kanë marrë përgjigje as nga Zyra e Prokurorit në Hagë lidhur me statusin aktual të Alex Whiting.

Alex Whiting e ka zëvendësuar ish-kryeprokurorin e specializuar, Jack Smith, në Gjykatën Speciale, në nëntorin e vitit 2022.

Alex Whiting kishte marrë rolin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të specializuar në Gjykatën Speciale derisa të emërohej një kryeprokuror i ri i specializuar.

“Ai ka të njëjtat kompetenca si prokuror i specializuar dhe nuk do të ketë asnjë ndërprerje në punën e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar në asnjë aspekt”, thuhej në njoftimin për media.

Komento: