Beatrix Ramosaj “thumbon” në rrjetet sociale, por kujt i drejtohet mesazhi i saj?
Beatrix Ramosaj vazhdon e komentohet në mediat rozë.
Ajo së fundi ka publikuar projektin e saj të fundit ku edhe ka pasur disa pika ku edhe e ka “thumbuar” Donaldin, shkruan lajmi.
Edhe pas kësaj ajo nuk ka ndaluar “thumbat” e saj.
Këngëtarja ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku ironizon kritikat duke shkelur telefonin me këmbë, si metaforë për të treguar se nuk i intereson se çfarë thonë.
Krah videos, ish banorja e “Big Brother VIP” ka shkruar: Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por opinioni yt në fakt nuk është edhe aq i rëndësishëm.
“Kur e pate nuk dite se majte.”, këndon Trixa në një fragment në këngën e fundit “Vonë”.
“Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fals.”, thotë ndër të tjera në këngën më të fundit.
Të shumta kanë qenë komentet për këngën e fundit të saj. Fansat kryesisht e kanë uruar për këngën e re, duke i bashkangjitur edhe urimet për ditëlindjen e saj, por ka pasur nga ata që edhe nuk e kanë kursyer në lidhje me Donaldin.