A u përplas Haradinaj me Macronin në Berlin? Sqaron kryeministri

12:55 | 07 Maj 2019

Kreu i qeverisë Ramush Haradinaj e ka zbuluar se a u përplas me presidentin e Francës, Emanuel Macronin në Berlin.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo se çfarë është raportuar rreth një përplasje të mundshme të tij në Berlin me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Ai thotë se fillimisht ka komunikuar në gjuhën frënge me Macronin, dhe nuk e di nëse ata që janë endur korridoreve e kuptojnë një gjuhë të tillë.

“Unë i kam pa disa prononcime. Po folin ata që kanë nejtë korridoreve. Ata nuk e dijnë fare se çfarë ka ndodhur. Maspari unë kam folë në gjuhën frënge me Makronin, dhe nuk e di ata që kanë nejtë korridoreve a dijnë me komuniku frëngjisht. Ai ishte një njeri i respektuar, dhe kemi kaluar shumë më mirë sesa që mendojnë disa të tjerë. Njëjtë edhe me kancelaren Merkel”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se i kupton të gjithë ata që kanë qëndruar korridoreve se pse janë nervoz, por thotë se nuk ka çfarë të iu bëjë.

“Ata që po flasin korridoreve e që s’dinë frëngjisht. Le të flasin edhe më tutje, janë nervoz , edhe pse e di që janë nervoz, po s’kam çka ju boj”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj.

Komento: