
Vazhdon seanca e jashtëzakonshme për tarifën 100%.
E me të rifilluar seanca plenare opozita ka ndërmarrë një aksion simbolik.

Deputetë të AAK-së kanë vendosur tre pankarta para foltores kryesore të Kuvendit.

“Serbia nuk kalon, ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”, shkruan në to.
Deputetët po vazhdojnë të debatojnë, “pro et contra” heqjes së taksës ndaj produkete serbe.