AAK akuzon LDK-në korrupsionin

10:05 | 10 Dhjetor 2020

Eskalon beteja mes partnerëve, AAK akuzon LDK-në korrupsionin.

Beteja LDK-AAK është zhvendosur në komunën e Pejës. Tashmë partnerët e koalicionit po ia përmendin njëra tjetrës korrupsionin.

Kandidati për kryetar të Pejës, i nominuar nga AAK-ja, Arbër Grabovci, mëngjesin e sotëm ka realizuar një aksion, në qendër të qytetit.

Ai ka vendosur një obelisk, ku shkruhet PA KORRUPSION, e këtë, ai ia ka dedikuar kryetarit Gazmend Muhxhari.

Vet Grabovci, ka publikuar një fotografi në FB ku shihet para këtij obelisku me të cilin edhe sfidon Muhaxherin.

Ky është postimi i tij:

PAKORRUPSION në Pejë

Puna 1 e Kryetarit duhet të jetë vet i pa korruptuar dhe të eliminoi korrupsionin që ka kapluar çdo pore të qeverisjes komunale!

Sfidoj Kryetarin Muhaxheri të dalë publikisht para kësaj motoje të fuqishme.

Pejën e dua PAKORRUPSION.

Komento: