AAK beson se do të dal e para me këtë koalicion – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

AAK beson se do të dal e para me këtë koalicion

11:44 | 14 Gusht 2019

AAK thotë se me NISMA-n dhe PSD-në do t’i mundin kundërshtarët.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherësh nënkryetar, Ahmet Isufi, ka folur për arsyet e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Ai ka thënë se ka qenë vendim i papritur dhe se as vetë anëtarët e partisë nuk e kanë ditur paraprakisht për dorëheqjen e Haradinajt.

“Ftesa e Haradinajt ka qenë befasi për të gjithë sepse emrat që janë përmendur që mund të jenë të ftuar nga dhomat e specializuara Haradinaj ka qenë emri më së paku që kemi mendu se mundet me qenë edhe ne dorëheqjen e tij e kemi kuptuar në momentin kur e ka deklaruar në Qeveri”

“Së pari duhet të jemi njerëz e pastaj udhëheqës politikë, sepse të gjithë e dimë se çfarë ka hequr Haradinaj dhe nuk duhet t’i marrim pandjenja situatat nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Duhet të shkojmë në zgjedhje sepse gjithë partitë politike janë në dakorduar”, raporton EO.

Ai tha se kanë afërsi me PSDnë dhe NISMA-n dhe se pritet të ndodh një koalicion mes tyre.

“Kur përmendet koalicionet e mundshme nuk duhet të përmendet sepse po i shohim lëvizjet e fundit që po ndodhin. Marrëdhëniet tona janë mundësi me NISMA-n që të kemi koalicion por edhe me PSD-në që na kanë bërë të besojmë se mund të kemi koalicion në të ardhmen dhe kundërshtarët politikë ndoshta nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë”, tha ai.

Këto deklarata Isufi i bëri në debatin e organizuar nga Kolegji Riinvest, me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, ku pjesëmarrës ishin edhe Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, Arben Gashi nga LDK-ja dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!