AAK e kritikon Qeverinë: Po punon për klanet e veta

13:17 | 02 Dhjetor 2023
aak-e-kritikon-qeverine:-po-punon-per-klanet-e-veta

Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin 2024.

Madje buxhetin e vitit të ardhshëm e quajtën buxhet të interesave partiake e të klaneve të partisë në pushtet.

Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj tha se asnjë amendament i propozuar nga opozita nuk është marrë parasysh, madje janë injoruar edhe agjencionet e ndërmarrjet publike.

“Kjo është Qeveri e injorimit dhe mashtrimit e në interes të klaneve të caktuara dhe nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Së pari nuk ka përfillur kërkesat e agjenciaoneve të pavarura të institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe që kanë ardhur me kauza që do të ndryshojnë pozitivsh”.

“Më beson që këto agjencione më vështirësi po e kalojnë vitin dhe më vështirë po hyjnë në vitin 2024. Ne kemi bë kërkesa që shkonte në favor të qytetarëve asnjë amendament nuk është shqyrtuar dhe i kanë hedhur poshtë. Rritja e koeficientit nuk ka ndodhur. Rritja e pensioneve ka qenë amendament prej 100 në 120 euro edhe kjo kërkesë është injoruar. Po ashtu zbatimi i kontratës kolektive. Ka projektuar buxhet për klanet e veta. Asnjë kërkesë nuk e ka plotësuar”.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se në projekt-buxhetin për vitin 2024, në 22 komuna të Kosovës nuk është përfshirë asnjë projekt i ri, raporton EO.

Ai theksoi se të gjitha kërkesat e komunave janë injoruar nga Qeveria.

“Ky pushtet e ka kthyer buxhetin e Kosovës në buxhet i cili është në shërbim të Vetëvendosjes. Këtij pushteti i duhet opozita vetëm kur i ngushtohet situata në veri apo kur i duhen votat për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Komento: