
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së mbajtur në Prishtinë, duke e akuzuar atë për shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në një deklaratë zyrtare, AAK-ja vlerëson se kjo ekspozitë tenton të relativizojë masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar, duke e cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm dhe fyes për viktimat dhe familjet e tyre, transmeton IndeksOnline.
Sipas kësaj partie, përpjekjet për të rishkruar historinë përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kujtesës kolektive dhe sakrificës së qytetarëve të Kosovës.
“Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera. Veprime të tilla përbëjnë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës dhe nuk mund të tolerohen në asnjë formë” deklaron AAK-ja.