AAK-ja tregon pse u shkarkuar drejtori i saj në komunën e Prishtinës

22:57 | 19 February 2019

Januz Salihaj u shkarkua nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, për
shkak të performancës së tij të dobët, thotë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryesia e Degës dhe Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë thotë se ka përcjellë në vazhdimësi punën dhe performancën e të gjithë drejtorëve të emëruar nga AAK-ja në Prishtinë.

“Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z. Jonuz Salihut për mospërgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm”, thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Prishtinë.

Sipas të njëjtit, “Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga Shpend Ahmeti largimin nga detyra e Drejtorit te Arsimit, z.Januz Salihaj”.

Në reagimin që mban firmën e kryetarit të degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmeti, është e pavërtetë se Januzaj u shkarkua sepse “nuk pranoi të regjistrojë fëmijë nëpër shkolla ose të bëj punësime politike”.

Vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka thënë KTV-së se “AAK-ja kërkoi të shkarkohej Salihaj, sepse nuk përfaqëson interesat e tyre”.

AAK është në bashkëqeverisje në Prishtinë, me Shpend Ahmetin, tash kryetar i PSD-së. Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe pas ndarjes së pushtetit AAK-ja e Prishtinës kishte marrë drejtimin e tri drejtorive, atë të Arsimit, të Inspekcionit dhe atë të Sportit.

Komento: