AAK ka përfunduar punimet në Kuvendin e Punës, nxjerrën këtë moto

16:49 | 30 June 2019

AAK përfundon Kuvendin e Punës.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformen e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.

Kuvendi miratoi përfundimet dhe rekomandimet si dhe moton e Partisë, që ishte propozim i Kryetarit z. Ramush Haradinaj, ‘’Ne guxojmë me krijue”!

Kjo parti në njoftimin e saj thotë se Kuvendi ka qenë pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.

Komento: