AAK kërkon që koeficienti në Ligjin e Pagave të ketë vlerën 129 euro

15:09 | 14 December 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave.

Ai është shprehur se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt. Gjithashtu, ai tha se edhe procedurat e Kuvendit duhet të përfundojnë sa më shpejtë.

“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh tutje ai.

“Nenet që rrezikojnë të drejtën e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarë Publikë, të cilat rrezikojnë që të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese, të rregullohen mes dy leximeve në Kuvend”, përfundoi Tahiri.

Komento: