AAK kërkon shtimin e masave ndaj Serbisë

23:09 | 17 January 2019

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se duhet të shtohen masat ndaj Serbisë e jo të hiqet taksa.

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i shtojë masat ndaj Serbisë e jo ta heq taksën prej 100 për qind për mallrat serbe.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka thënë se taksa duhet të qëndrojë pavarësisht presionit amerikan ndaj Kosovës.

Isufi ka deklaruar se kjo taksë nuk mund ta rrëzojë qeverinë e Kosovës, as t’i rrezikojë raportet e mira miqësore të Kosovës me Amerikën.

Sipas tij, qeveria do ta çojë mandatin deri në fund.

Komento: