AAK: Lista Serbe e as Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën

13:49 | 05 Qershor 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, ka folur për situatën në veri të vendit.

Ai ka thënë se Lista Serbe e as Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën.

“Lista Serbe nuk është në pozicion të kushtëzoj Kosovën, e as Vuçiqi. Ne kemi shtet dhe institucione”, tha Tahiri.

Ai shtoi se si AAK kanë qenë të sinqertë me këtë qeveri.

“I kemi thënë kryeministrit mos hy në zgjedhje se je tu hy në një eksperiment që nuk mund i del në krye dhe ndodhi ajo që u tha ka qenë eksperiment që nuk i ka sjellë asgjë Kosovës, vetëm e ka dëmtuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar”, u shpreh Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së, shtoi se për tema që lidhen me sovranitet, duhet të ketë diskutim serioz edhe me subjektet politike dhe miqtë tanë, në veçanti me SHBA-të.

I pyetur rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Tahiri tha se janë në diskutim me dy partitë tjera opozitare.

“Mocionin e kemi nis e kemi përpiluar, do të jetë në diskutim me dy partitë opozitare për ti dhënë komentet e tyre. Do të shohim se kur do të vendoset”, tha ai.

Komento: