AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

14:40 | 23 Maj 2026
aak-mban-neser-mbledhjen-e-kuvendit-te-pergjithshem,-permbyllet-procesi-i-brendshem-zgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Në njoftimin për media nga AAK thuhet se pjesa solemne e Kuvendit do të fillojë nga ora 11:30.

Në kuadër të punimeve të Kuvendit, do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Komento: