
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës po vazhdon të qendrojë pas deklarimit se, nuk merr pjesë në seancën për presidentin.
Burime të Kanal 10 brenda partisë bëjnë të ditur se ndonëse deputet janë në zyra të grupeve parlamentare, nuk pritet që të shkojnë në sallen e seancës. Seanca e katër me radhë për ditën e sotme është ajo për votimin e presidentit.
Kësaj seance i ka paraprirë ajo e orës 17:00 ku është diskutuar rreth të njëjtës çështje. Vetëvendosje në orët e fundit kushtetuese për zgjidhjen e çështjes së presidentit ka propozuar dy emra të rinj për president të vendit.
Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, janë emrat për të cilet po pritet që të votohet, megjithatë në seancë vazhdon të mundojnë partitë opozitare.
Kujtojmë se në seancen e mëhershme dy kandidatet tjerë që Vetëvendosje pati propozuar, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku janë terhequr nga kandidatura./Gazeta10