
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot në orën 16:00, mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend.
Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e AAK-së, në këtë takim do të shqyrtohen qëndrimet e partisë lidhur me situatën e krijuar politike.
“ Në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar”, thuhet në njoftim.