AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm pas shpërndarjes së Kuvendit

09:40 | 06 Mars 2026
aak-mbledh-sot-keshillin-e-pergjithshem-pas-shperndarjes-se-kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, bëjnë të ditur burime brenda AAK-së.

Sipas këtyre burimeve, mbledhja do të zhvillohet sot në ora 16:00 dhe vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, përkatësisht pas dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare

Komento: