Mblidhet AAK-ja, do të vendoset për koalicionin parazgjedhor me PSD-në
Ka filluar mbledhja e Këshillit drejtues të AAK-së.
Në këtë mbledhje do të vendoset për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.
Numri një i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai pas takimit ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.