AAK: Nuk bëhemi pjesë e këtij komploti, Kurti është i vogël për ta shkatërruar Kosovën

21:40 | 28 Prill 2026
aak:-nuk-behemi-pjese-e-ketij-komploti,-kurti-eshte-i-vogel-per-ta-shkaterruar-kosoven

Grupi Paralemntar i AAK-së ka mbajtur një konferencë për media, pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe partinë e tij për situatën e krijuar lidhur me këtë çështje, duke thënë se nuk do të bëhen pjesë e këtij komploti që sipas tij, po i bëhet shtetit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Qysh flet një kryeministër që don me ia jep një zgjidhje Kosovës, por del e flet në media. Kjo nuk është asgjë tjetër, pos një tendencë për bartje të fajit.”, ka thënë Tahiri.

Kurse, deputeti Bekë Berisha ka thënë se krejt kjo tendencë e Kurtit është se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Ai ka thënë se kur preket rendi kushtetues, atëherë do të ketë veprime për të mos lejuar një gjë të tillë.

“Ky është i vogël me na mohu ekzistencën neve. Ky nuk ka me arritë me e shkatërru Kosovën. Ky le të bon hajgare, por nuk ka me i dal qashtu. Ndoshta i dokemi pak, por ai e din qysh mundemi me dal. Këto manipulime se sillni nënshkrimet, më nuk ka besim askush të komunikojë me të.”, ka thënë Berisha.

Komento: