AAK i ka reaguar PDK-së për postin e presidentit.
AAK i ka thënë PDK-së që nuk i janë borxhi për pozitën e presidentit. Kjo çështje ende pa epilog.
Avdullah Hoti, kohëve të fundit shpeshherë ka përsëritur këtë deklaratë.
Për kryeministrin çështja e presidentit është një punë që do marrë epilog shpejt.
Por, në praktikë kjo temë po duket të jetë shumë më e komplikuar.
Kjo pasi që partneri i koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po pretendon që këtë post ta marrë Ramush Haradinaj.
Për këtë arsye Haradinaj ka kërkuar mbështetjen edhe të Partisë Demokratike të Kosovës.
Por, mbështetjen e këtyre të fundit duket se nuk do ta ketë.
Kjo pasi që ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxha, një ditë më parë tha se është vet Ramush Haradinaj, ai që i ka borxh Partisë Demokratike, pasi që ata e kishin bërë kryeministër në vitin 2017.
Por, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, nuk po ndihet borxhli ndaj askujt.
Deputeti Bekë Berisha tutje thotë që ende ka shpresë që Haradinaj do jetë president.
Por si të vështirë arritjen e këtij qëllimi të AAK-së, po e sheh njohësi i zhvillimeve politike në vend, Allen Meta.
Aktualisht, postin e të parit të shteti po e ushtron kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osamni.
Ajo mund të qëndrojë në këtë pozitë për gjashtë muaj, ndërsa nëse nuk arrihet të zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.