AAK ‘peshkon’ në bastionin e Fatmir Limajt, Haradinaj prezanton aderimin e ri

15:31 | 13 May 2019

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur të ‘peshkojë’ në bastionin e Fatmir Limajt.

Deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj ka prezantuar sot aderimin e radhës në këtë parti.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se Xhevdet Krasniqi nga tani është pjesë e AAK-së.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Sot radhëve të AAK-së, ju bashkua edhe një aktivist i shquar i çështjes kombëtare nga Drenoci i Malishevës.

Jam i nderuar me bashkërrugëtimin tonë politik me Xhevdet Krasniqin që me shumë vullnet po kyqet në radhët tona.

AAK do jetë e nderuar me angazhimin e tij dhe njerëzve që do bashkohen në të ardhmen e afërt.
Respekt për familjen e nderuar Krasniqi.

Komento: