Një asamblist i PDK-së ka kaluar sot në AAK.
Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Alush Shala, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Për kalimin në AAK të Shalës e ka bërë të ditur vet kryeministri njëherësh kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj në Facebook.
Postimi i Haradinajt:
Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, asamblistit të Kuvendit Komunal në Prizren, Alush Shala.
Nga sot, ai i bashkohet Grupit të asamblistëve të AAK-së për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit.