AAK pranon ftesën nga Haxhiu dhe konfirmon pjesëmarrjen e Haradinajt në takimin për datën e zgjedhjeve

18:20 | 29 Prill 2026
aak-pranon-ftesen-nga-haxhiu-dhe-konfirmon-pjesemarrjen-e-haradinajt-ne-takimin-per-daten-e-zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.

Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe janë ftuar të gjitha partitë politike.

Nga AAK-ja kanë konfirmuar arritjen e ftesës duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen në takim.

“Po, kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu për takim të përbashkët të partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në takim dhe do të përfaqësohet nga kryetari Ramush Haradinaj”, ka konfirmuar AAK.

Komento: