AAK siguron se nuk do të ketë PAN 2 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

AAK siguron se nuk do të ketë PAN 2

09:19 | 12 Shtator 2019

Zyrtari i AAK-së: Nuk do të ketë PAN 2.

Sekretari organizativ i AAK-së, Besnik Tahiri, në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 6 tetorit nuk mund të ketë një PAN të dytë, teksa ka theksuar se partinë e tij me PDK-në e ndajnë temat e mëdha, siç janë korrigjimi i kufijve dhe taksa e vënë ndaj produkteve serbe, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sekretari organizativ i AAK-së Besnik Tahiri, i cili është edhe koordinator nacional për Reformë Shtetërore, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka përjashtuar mundësitë që të ketë një koalicion PAN 2 në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Tahiri ndër të tjera ka shpjeguar arsyet e prishjes së koalicionit PAN (PDK, AAK, AKR dhe Nisma), teksa ka theksuar se korrigjimi i kufijve me Serbinë dhe taksa e vënë ndaj produkteve serbe janë temat që e kanë ndarë partinë e tij me partitë e tjera të PAN-it.

“Ne nuk jemi prishur për tenderë ose për gjëra të vogla, sepse kryeministri nuk është përzier në ato punë, ne jemi prishur për çështje të mëdha dhe kur ka ardhur puna që të jemi me një zë gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë Tahiri. Ai ndër të tjera ka folur për reformën shtetërore, për Ligjin për Qeverinë, për vijat e kuqe të AAK-së në zgjedhjet nacionale, si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!