AAK thotë se nuk merr pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

13:28 | 28 Janar 2022

AAK nuk merr pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) nuk do të marrë pjesë në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, kjo parti ndër të tjerash i ka bërë thirrje Qeverisë që tërhiqet nga shtrenjtimi dhe respektojnë vullnetin e secilit që merr pjesë në protesë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Veç AAK-së, në këtë protestë nuk merr pjesë as PDK-ja.

Lajmin e ka dhënë kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi në emission “Rubikon” në Klan Kosova.

Komento: