Edhe AAK-ja, ka dërguar një anëtar në KQZ.
Gjatë ditës së sotshme, PDK zyrtarizoi anëtarin e saj që do ta përfaqësoj në KQZ.
Tash në KQZ ka mbetur vetëm edhe një vend për njërën nga partitë AAK ose Nisma.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese interpretoj se koalicioni PAN mund të ketë vetëm dy anëtarë në KQZ.
Rreth kësaj teme, Indeksonline kontaktoi me deputetin e AAK-së, Ahmet Isufin.
Ai tregoi se AAK ka kohë që e ka dërguar emrin për anëtar të KQZ-së.
“Ka shumë kohë që e kemi dërguar emrin e Ibrahim Selmanajt për anëtar të KQZ-së.”, u shprehë ai.