Abarashi tregon se kur do të bëhet nisma për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

09:47 | 22 May 2019

Partitë e opozitës po kërkojnë me urgjencë rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka folur për nismën e opozitës për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit nga Ramush Haradinaj.

Abrashi ka thënë se partia e tij po punon për t’i bërë votat e nevojshme për të kaluar në Kuvendin e Kosovës një mocion kundër qeverisë.

Ai ka deklaruar se po të ishte e mundur, LDK’ja do ta rrëzonte nesër Qeverinë Haradinaj.

“Brenda kësaj jave do ta kishim bërë këtë, por duhet t’i shohim edhe rrethanat tjera”, është shprehur ai më pas.

Abrashi ka vlerësuar se është çështje “urgjente” rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate e disa parti të tjera të vogla.

Komento: