Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, ka folur për raportet që kanë mes vete krerët e shtetit.
Ai thotë se Presidentja Vjosa Osmani, ka qenë shumë e vonuar me deklaratat e saj, por që thekson se kryeministrit Albin Kurti, po i dalin në pah tradhtitë politike, duke e konsideruar këtë të fundit si politikan të mendësisë autokratike dhe komuniste.
‘’Zonja Osmani është e vonuar, shumë e vonuar, por natyrisht që Kurtit po i dalin në pah të gjitha tradhëtitë politike, paranojat politike edhe kundërshtitë që me eleminim politik i bën ndaj atyre që i ka pasur bashkëpunëtor politik e që nga afërsia u rrutet paranoja dhe në thelb është autokrat komunist’’ thotë ai.
Abazi, thotë se kryeministri Albin Kurti e ka vendos vetën e tij në kurthën për Ascociacionin dhe tash po dëshiron ta gjëjë dikë që e largon nga kjo përgjegjësi.
‘’Kurti vetën e ka vendos në kurthe, për punën e Asociacionin, edhe në rastin e pranimit në Bruskel edhe në Ohër, por edhe dhënien e Asociacionit si rrem për pranimin e Kosovës në KiE, për me gjete një kokë turku, Kurti gjithmonë tenton me vendos dikë tjetër në vend që me marr përgjegjësinë për veten’’ shprehet ai.
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, për kryeparlamentarin Glauk Konjufca thotë se është labil dhe se nuk ka qëndrim dhe nuk guxon të i bëjë zë Dejona Mihalit të VV-së.
‘’Kemi të bëjmë me një politikan që nuk ka qëndrim, është labil edhe natyrisht që e gjen tragetin, këtë rast Vjosa Osmanin, dikur më ka pasur mua, që s’ka guxu me bërë zë, kur Dejona i ka dhënë urdhër të më largoj nga pozita e kryetarit të komisionit për punë të jashtme, por po tregojnë mungesën e integritetit politik’’, tha Abazi.