Abazi i reagon Thaçit: Nuk mund të veprosh si mbret

17:41 | 19 Prill 2020

Paralajmërimi i presidentit Thaçi se javën tjetër do të ndërmarrë hapat përfundimtarë për formimin e Qeverisë së re ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit, Haki Abazit.

Abazi në një postim në Facebook thotë se rrëzimi i Qeverisë Kurti dhe mosrespektimi i Vjosa Osmanit si më e votuara në LDK në zgjedhjet e fundit, është përmbysje e rendit demokratik dhe shkelje e Kushtetutës.

“Presidenti nuk mund të veprojë si mbret, ai edhe ashtu ka mungesë serioze të përfaqësimit të unitetit. Veprimet e tij janë antikushtetuese dhe jashtë interesit qytetarë e shtetëror. Nuk mundet Thaçi të negociojë lirinë e tij me fatin e shtetit! Jemi shumë, jemi bashkë, jemi në të drejtë dhe jemi të pathyeshëm në mbrojtjen e demokracisë, pavarësisë, territorit dhe kushtetutës së vendit”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe, presidenti Thaçi në një status në Tëitter, ka thënë javën tjetër do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit.

Ai gjithashtu ka theksuar se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

Komento: