Abazi: Koalicioni LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë

00:02 | 11 Dhjetor 2019

Abazi ka folur rreth Qeverisë së re të Kosovës.

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se “koalicioni LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë e domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale”.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se është përkulur para memorialit të serbëve të privuar menjëherë pas luftës. në Grackë të Lipjanit, ku shkruan se ‘të vrarët janë viktima të terroristëve shqiptarë’.

“Kur e lejon Vuçicin të shpallë Millosheviqin hero në mes të Drenicës dhe përkulesh para pllakave të Grackës ku kanë shkruar për terrorin shqiptar, krijon hapësirën për mohimin e gjenocidit dhe masakrave që shteti serb ka kryer në Kosovë”, ka shkruar Abazi.

Andaj, sipas tij, “koalicioni LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë e domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale”.

Komento: