Abazi: Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë

10:37 | 14 October 2022

Haki Abazi ka thënë që Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë.

Përmes një konference për media, Abazi ka thënë që duhet të veprohet urgjent për të vendosur Kosovën në binarët e një sistemi energjetik të qëndrueshëm.

“Dua të tërheq vëmendjen në pjesë të rëndësishme të raportit në lidhje me sektorin e energjisë, që në fakt janë në përputhje me deklarimet dhe kërkesat e mia që kam bërë. Raporti thotë qartë në shtyllën e katërt që është bërë progres i limituar në sektorin e energjisë, por Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë”.

Ai gjithashtu ka thënë që duhet të bëhet ndryshimi i bojlerëve që ngrohen me rrymë në shtëpitë në Prishtinë , që kanë ngrohje nga kogjenerimi.

“Vetëm ndryshimi i bojlerëve që janë me rrymë në shtëpitë dhe banesat kolektive në Prishtinë nga ngrohja me rrymë në ngrohje me kogjenerim, do të zvogëlonte për 30 deri në 40 përqind kërkesën për energji elektrike dhe kjo mund të bëhet shumë lehtë”, tha Abazi.

Komento: