Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti.
Abazi, i cili në këtë legjislaturë është larguar nga VV-ja, ka vlerësuar se më kurrë nuk do ta votojë Kurti për kryeministër të vendit.
Sipas tij, rizgjedhja e Kurtit kryeministër është në kundërshtim me interesat e Kosovës.
“Jo me votën time, asnjëherë. Kurti nuk do.të zgjidhet kryeministër me votën time. Është dëmi më i madh i interesit kombëtar, është dëmi me i madh i marrëdhënieve tona me bashkësinë ndërkombëtare, është dëmi më i madh në objektivat e Kosovës për integrim në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Abazi në Tëvë1.