Abazi: Qeveria po i ik ballafaqimit me qytetarë, a është çështja e ushqimit në FSK lu*ftë e bandave në ministri?

14:08 | 14 Tetor 2024
abazi:-qeveria-po-i-ik-ballafaqimit-me-qytetare,-a-eshte-ceshtja-e-ushqimit-ne-fsk-lu*fte-e-bandave-ne-ministri?

Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se Qeveria po i ik “ballafaqimit me qytetarë”, në fillim të fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për gjendjen e furnizimit të FSK-së me ushqim.

Abazi tha se “pyetja e qytetarëve është pse nuk janë këtu”, duke iu referuar bojkotimit të seancës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Së paku ministri e ka për obligim të shpjegojë se çfarë po ndodh”, tha ai.

“A është çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në ministri? A është çështje e interesave të individëve? A ka ndodh që vëllai i deputetit Dugolli t’i ndryshojë marrëdhëniet e prokurimit? A është çështje e ligjit?”, pyeti Abazi.

 

Komento: