Ukrainën do ta vizitojë Abazoviqin.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar ftesën për vizitë në Kiev nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy.
Ai ka filluar idenë se edhe liderët e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, t’i bashkëngjiten në këtë vizitë.
Në idenë e Abazoviqit theksi u vu tek kryeministrat e vendeve anëtarë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Lajmi për pranimin e ftesës është bërë i ditur nga Qeveria e Malit të Zi,përmes një komunikate.
“Kryeministri Dritan Abazoviq, pranoi ftesën e bërë nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës.Dritan Abazoviq do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim dërgimin e një mesazhi më të fortë dhe të bashkuar të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thuhet tutje.