Abdixhiku: Asociacioni po bëhet, Kurti sot e pranoi

11:38 | 02 February 2023

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se me fjalimin e kryeministrit Kurti në Kuvend, ku ai prezantoi gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit, tha se sot Kurti pranoi themelimin e Asociacionit.

Abdixhiku ka thënë se data e sotme është datë e pranimit të Asociacionit, nga ana e kryeministrit Kurti.

“Kjo datë është datë e pranimit të Asociacionit nga Kurti., Nuk po them që është mirë a keq. Tha që marrëveshja e vitit 2013, që është obligim ndërkombëtar është e bëshme me disa kushte dhe kushti thelbësor është që të jetë në përputhje me Kushtetuën. Tani Kurti foli për një marrëveshje, pikën numër 10 që se di, se tash e sa muaj që dialogon me Vuçiqin nuk ka ardhur të raportojë në Kuvend. Kryeministër, mirë që e respekton marrëveshjen ndërkombëtare, marrëveshjen e plotë e keni të LDK-së për respektim të ligjshmërisë, por eja dhe raporto në Kuvend për dialogun. Foli tre minuta por se mohoi thelbin kryesor, Asociacioni po bëhet, tha Abdixhiku në seancën e Kuvendit.

Kurti u përgjigj duke thënë se thënë se “Zajednica” nuk do të kalojë.

“Unë e kam të qartë se ju keni qef me ju themelu Zajjednicën por nuk kalon. Ajo nuk bohet. Ju nuk e keni zbatu, unë nuk ju zbatoj. Sa i përket raportimit në Kuvend, kurdo që dëshironi mund ta bëjmë. Jam i gatshëm”, tha Kurti në seancën e Kuvendit.

Komento: