Abdixhiku: Bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë presionin mbi shtetin serb për fatin e të zhdukurve

10:26 | 30 Gusht 2025
Abdixhiku: Bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë presionin mbi shtetin serb për fatin e të zhdukurve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanarisht Bashkimit Evropian, që të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb, që ende mban të fshehur fatin e 1 mijë e 617 personave që vazhdojnë të mbesin të zhdukur gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës.

Abdixhiku ka thënë se s’ka asnjë dyshim se përgjegjësit e krimeve e dinë ku janë ato viktima.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën. Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, ka deklaruar Abdixhiku më rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Komento: