Abdixhiku, biznesit në Suharekë: Mos i harro pagat e larta për punëtorë

13:38 | 13 November 2024
abdixhiku,-biznesit-ne-suhareke:-mos-i-harro-pagat-e-larta-per-punetore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar një kompani të prodhimit të pijeve në Suharekë.

Në videon që ka publikuar LDK-ja, thuhet se Abdixhiku dhe programi “Rruga e Re” i vendos bizneset dhe sektorin privat në qendër.

Në këtë video Abdixhiku dëgjohet duke i thënë pronarit që të mos harrojë pagat e larta për punëtorët.

“Prodhuesit vendor janë çelësi për një ekonomi të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën! Me Lumir Abdixhikun si kryeministër i ardhshëm, dhe me programin ‘Rruga e Re’ që i vendos bizneset dhe sektorin privat në qendër, ata do ta kenë mbështetjen konkrete dhe të fuqishme shtetërore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për paga të dinjitetshme për punëtorët tanë!”

“Ndryshimi po vjen, dhe atë do ta sjellim bashkë me bizneset, sipërmarrësit dhe të gjithë qytetarët e vendit.” – thuhet në njoftim.

Komento: