Abdixhiku dhe ambasadori Turk diskutuan për zhvillimet dhe bashkëpunimin ndërshtetëror

15:08 | 14 March 2025
abdixhiku-dhe-ambasadori-turk-diskutuan-per-zhvillimet-dhe-bashkepunimin-ndershteteror

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në Selinë Qendrore ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Gjatë takimit, ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me këtë çështje.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e thellimit të rolit të Turqisë në sigurimin e Kosovës dhe kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të vazhdojë në nivelet më të larta të sigurisë.

Postimi i plotë:

Komento:
loading