Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe njëherësh kandidat për kryeministër ka mbajtur sot takim me 150 kompani.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka premtuar se do ta ndërtojë Kosovën me biznese.
“Po, unë do të takoj biznese! Po, unë do të punoj me biznese! Po, unë do të ndërtoj Kosovën me biznese! Me njerëz të ndershëm, punëtorë, inovatorë e kreativë – ata që ëndërrojnë vërtet për një Kosovë që lundron në nivele krejt të tjera të zhvillimit ekonomik”, tha ai.